Auditimet dhe Çertifikimet e Çentraleve të Erës

Auditimet dhe Çertifikimet e Çentraleve të Erës

Shërbimet e TÜV AUSTRIA Albania në çentralet e erës kryhen nga inspektorë të kualifikuar,  të çertifikuar dhe me përvojë. Shërbimet ofrohen si përpara ndërtimit të çentralit (me anë të auditimeve teknike dhe analizave vlerësuese të studimit), ashtu edhe gjatë ndërtimit (me inspektime të kantierit) ose edhe gjatë funksionimit (me kontrolle periodike). Këto shërbime garantojnë investitorët, bankat, kompanitë e sigurimit, kompanitë ndërtuese dhe ato që i vënë në funksionim, për parametrat e kërkuar për një instalimi dhe funksionim ashtu sic duhet të projektit.

  • Shërbimet
  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Të Rejat

Shërbimet e TÜV AUSTRIA Albania për Çentralet e Erës përfshijnë:

  • Kontrollin e matjeve të erërave lokale dhe përcaktimin e rezultateve të energjisë
  • Kontrollin e disponueshmërisë së dokumentacionit të plotë  teknik dhe vlerësimin e studimit në përputhje me standartet ndërkombëtare.
  • Kontrollin e studimit të punimeve ndihmëse
  • Vlerësimin e punimeve civile në përputhje me specifikimet teknike të prodhuesit të turbinave të erës.
  • Vlerësimin e studimeve elektrike dhe punimeve të linjave lidhëse.
  • Kontrollin e zbatimit të punimeve të studimit.
  • Kontrolli i kampioneve të përftuara gjatë procesit të shpërndarjes dhe rishikimi i plotë i dokumentave përkatëse, për të verifikuar përputhshmërinë e tyre me specifikimet teknike.
  • Auditime dhe çertifikime në terren të instalimeve, nga auditues me përvojë. Këto kontrolle evidentojne nëse punimet civile, gërmimet, instalimet në kulla, punimet elektrike, sistemet e tokëzimi, shërbimet ngritëse janë në përputhje me studimin, legjislacionin dhe standartet ndërkombëtare përkatëse.
  • Lëshimin e çertifikatës përfundimtare të konformitetit të instalimeve në përputhje me studimin e miratuar dhe specifikimet përkatëse.
  • Inspektimet periodike për të sigurar besueshmërinë e instalimit (inspektimet me rreze infra të kuqe, kontrollin e krahëve, kontrollin e kullës, dridhjet, kutinë e ingranazheve, matjet elektrike, masat paraprake të sigurisë etj)
  • Inspektimet periodike të çikrikëve dhe shërbimeve ngritëse.
  • Matje të veçanta në qarqet me tension të mesëm dhe të lartë (transformatorë, çelësa komandimi, siguresa mbrojtëse, sisteme tokëzimi, kabllo)
  • Ekspertizën
  • Gatishmërinë
  • Gjetjen  e defekteve

Pse duhet të inspektohen?

  • TÜV AUSTRIA Albania ka inspektorë të aftë dhe me eksperiencë të specializuar për sistemet fotovoltaike dhe auditimin e tyre.
  • TÜV AUSTRIA Albania është pionere dhe mban pozicion kryesues në treg ne fushën e energjisë së gjelbër, duke ofruar inspektime të besueshme dhe të akredituara si dhe  sherbime auditimi dhe çertifikimi.
  • Çertifikimi nga TÜV AUSTRIA Albania kryhet vetëm pasi të jetë përfunduar me sukses inspektimi i plotë i proçedurave të instalimit.
  • Pas inspektimeve, TÜV AUSTRIA Albania lëshon një çertifikatë përfundimtare që vërteton konformitetit e instalimit dhe/ose raportit te auditimit të inspektimit periodik përkundrejt kërkesave të studimit të miratuar dhe të specifikimeve përkatëse.

TÜV AUSTRIA ka eksperiencë te gjatë dhe ekspertizën e duhur në inspektimin dhe çertifikimin e impianteve energjitike duke bashkëpunuar me kompanitë më të mëdha të prodhimit të energjise elektrike nga burime energjie konvencionale dhe të rinovueshme.