Inspektimi Periodik i Makinerive Ngritëse dhe Aksesorëve të tyre

Inspektimi Periodik i Makinerive Ngritëse dhe Aksesorëve të tyre

TÜV AUSTRIA Albania ofron shërbimet e inspektimit periodik të makinerive ngritëse dhe të aksesorëve të tyre, në kategoritë e mëposhtme:
Vinça ndërtimi, vinça porti, vinça lëvizës, vinça me krahë ,vinça ngritës, vinça të Iëvizshëm, pirunë ngritës, platforma ngritëse pune të lëvizshme, platforma ngritëse hidraulike, platforma ngritëse elektrike, platforma ngritëse për njerëzit me aftësi të kufizuara, ngritës me krik, makineri ngritëse për servisin e automjeteve, ngritës me shtylla anësore, sisteme parkimi të motorrizuar, aksesorë për makineritë ngritëse (litarë me fije, leqe kavoje,kavo mbajtëse, zinxhirë mbajtëse).
Inspektimi periodik i makinerive ngritëse synon që përmes ekzaminimit dhe testimit, duke përshirë këtu edhe testin e ngarkesës, të japë siguri që makineria i ka ruajtur nivelet e sigurisë sipas specifikimiveve të prodhuesit, dhe është ende në kushte pune.
Inspektimet periodike të makinerive ngritëse dhe aksesorëve të tyre kryhen në përputhje me kërkesat e Standarteve të aplikueshme Europiane dhe Ndërkombëtare për secilën kategori të pajisjeve, si dhe në përputhje me legjislacionin e aplikuar në çdo shtet.
Intervalet kohore mes inspektimeve periodike varen nga kategorizimi i makinerive (kategoria e rrezikut të lartë – të mesëm – të ulët) përmes një proçedure për vlerësimin e rrezikut. Përgjithësisht, një periudhe dymbëdhjetë mujore mes inspektimeve periodike të makinerive është mëse e mjaftueshme.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Përfitimet kryesore të pronarit të makinerive ngritëse që lidhen me inspektimet janë:

  • Reduktimi kritik i shpeshtësisë së aksidenteve në punë.
  • Reduktimi i kostos për kompensimet dhe për orët e humbura të punës përmes reduktimit të nivelit të aksidenteve.
  • Mënjanimi i kostove të rehabilitimit të pajisjeve, makinerive, materialeve dhe produkteve të dëmtuara si rezultat i aksidenteve e mundshme. 
  • Rritja e disponueshmërisë së stafit, pajisjeve dhe makinerive.
     

Fillimi, zhvillimi, konsolidimi dhe rritja e aktiviteteve të Grupit të TÜV AUSTRIA ndërthuren me angazhimin e këtij grupi për të ofruar siguri në ndërtim, objekte, pajisje dhe produkte. Në këtë aspekt, TÜV AUSTRIA është  lider në tregun Ballkanik në fushën e ashensorëve dhe pajisjeve ngritëse me ekspertizën, trajnimet, eksperiencën e inspektorëve, shërbimet e cilësisë, saktësinë  dhe shpejtësinë e veprimit. Të gjitha këto veti dhe vlera reflektohen në cilësinë, masën dhe spektrin e gjerë të klientelës së saj. Inspektorët e Ashensorëve të TÜV AUSTRIA Albania janë plotësisht të trajnuar dhe me shumë ekperiencë në teknologjinë e ashensorëve dhe inspektimin e tyre.

TÜV AUSTRIA është e akredituar nga një bord akreditues ndërkombëtar për kryerjen e inspektimeve periodike të makinerive ngritëse dhe aksesorëve të tyre.