Inspektimi  i Shkallëve dhe Platformave Lëvizëse

Inspektimi i Shkallëve dhe Platformave Lëvizëse

TÜV AUSTRIA Albania ofron shërbimet e mëposhtme në fushën e inspektimit dhe çertifikimit të shkallëve dhe platformave lëvizëse:

  • Inspektim dhe testim i shkallëve dhe platformave lëvizëse (përpara vënies së tyre në punë) sipas rregullave të Standartit Europian EN 115-1 “Ndërtimi dhe montimi i shkalëeve dhe platformave lëvizëse” ose/dhe  standarte apo specifikime të tjera ndërkombëtare. 
  • Inspektime periodike të shkallëve dhe platformave lëvizëse ekzistuese sipas rregullave të Standartit Europian EN 115-2 “Rregullat për përmirësimin e Sigurisë në shkallët dhe platformat lëvizëse ekzistuese” ose/dhe standarte apo specifikime të tjera ndërkombëtare. 

Inspektimi periodik i shkallëve dhe platformave lëvizëse synon që përmes një ekzaminimi të  hollësishëm dhe një procedure testimi, të sigurojë që këto makineri ruajnë të njëjtin nivel sigurie në përputhje me specifikimet teknike të prodhuesit; dhe funksionojnë në nivel të kënaqshëm. Intervalet kohore të inspektimeve periodike të shkallëve lëvizëse nga njeri inspektim tek tjetri varen drejtpërdrejt nga vjetërsia, cikli i jetës, parametrat e projektuar, teknologjia e çdo makierie të këtij tipi, si dhe kushtet apo kërkesat e sigurisë së ambientit ku kjo makineri punon. Përgjithësisht, intervali kohor i përshtatshëm nga njëri inspektim periodik i shkallëve lëvizëse  tek inpsektimi tjetër i radhës është nga 6 deri në 12 muaj .
Arsyet kryesore që imponuan nevojën e inspektimeve fillestare dhe periodike të shkallëve lëvizëse janë:

  • Kërkesat e larta për sigurinë e tyre nga përdoruesit dhe personeli i autorizuar i mirëmbajtjes. Siç dihet, shkallët lëvizëse dhe plaformat e lëvizshme janë makineri që përdoren në vende publike në shërbim të njerëzve pa dallim moshe, aftësish, arsimimi apo fushe specializimi, duke përfshirë këtu fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.
  • Statistikat e aksidenteve në shkallët dhe platformat lëvizëse kanë të bëjnë me përdoruesit dhe teknikët e autorizuar.
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Fillimi, zhvillimi dhe konsolidimi i aktiviteteve të Grupit të TÜV AUSTRIA konsistojnë në anagazhimin e këtij grupi për të ofruar siguri në ndërtim, në kantjere, pajisje dhe produkte. Në këtë aspekt TÜV AUSTRIA është lider në tregun Ballkanik në fushën e ashensorëve dhe pajisjeve ngritëse me ekspertizën, trajnimet, eksperiencën e inspektoreve, shërbimet e cilësisë, saktësinë  dhe shpejtësinë e veprimit. Të gjitha këto veti dhe vlera reflektohen në cilësinë, masën dhe spektrin e gjerë të klientelës së saj. Inspektorët e shkallëve dhe platformave të lëvizshme të TÜV AUSTRIA Albania janë plotësisht të trajnuar dhe me ekperiencë të konsiderueshme në teknologjinë dhe inspektimin e  shkallëve dhe platformave të lëvizshme.

TÜV AUSTRIA është e akredituar nga një Bord Akreditimi Ndërkombëtar për të kryer inpsektimet e shkallëve dhe platformave lëvizëse.