Ekzaminimi i Llojeve të Ashensorëve

Ekzaminimi i Llojeve të Ashensorëve

TÜV AUSTRIA ofron shërbimet e mëposhtme në lidhje me Ekzaminimin e llojeve të ashensorëve:

  • Ekzaminimi i Tipit EC i Ashensoreve – sipas aneksit Vb të Direktivës së Ashensorëve 95/16/EC.
  • Ekzaminimi i Tipit të Sistemit Mbrojtës nga Lëvizja e Paqëllimshme të Kabinës  nga niveli i katit kur dera e katit është e hapur dhe dera e kabinës nuk është në pozicionin e kyçur (UCM - PS), sipas Standarteve Europiane EN 81 – 1 & 2:1998 + A3:2009.

Përgjithësisht, Ekzaminimi i Tipit është procedura ku Bordi i Njohur konstaton dhe garanton që një model përfaqësues i makinerive peshëngritese (që ka emërtuar tipin) dhe dokumentacionit i tij teknik përmbush dispozitat e Direktivës së Ashensorëve.

Shërbimet e përshkruara më sipër iu ofrohen kompanive që projektojnë dhe prodhojnë modele të kompletuara ashensorësh ose sistemet UCM-PS.

  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Νέα

Origjina historike, konsolidimi, zhvillimi dhe përgjithësisht ADN-ja e TÜV AUSTRIA GROUP është ndërthurur me angazhimin për sigurinë e ndërtimeve, objekteve, pajisjeve dhe produkteve. Si rezultat, TÜV AUSTRIA është lider në tregun Shqiptar në fushën e ashensorëve dhe makinerive peshëngritëse me ekspertizën, trajnimet, përvojën e inspektoreve, cilësinë e shërbimit, konsistencën, shpejtësinë se veprimit. Të gjitha këto karakteristika reflektohen në cilesinë, shpërndarjen dhe numrin e klientelës.

Inspektorët e makinerive peshëngritëse të TÜV AUSTRIA janë të trajnuar dhe me përvojë të konsiderueshme në teknologjinë e makinerive peshëngritëse dhe inspektimin e tyre.

TÜV AUSTRIA e ka shtrirë aktivitetin e saj në fushën e inspektimit dhe çertifikimit të ashensorëve që prej vitit 1994; është akredituar nga Sistemi Ndërkombëtar i Akreditimit dhe është një Bord i Njohur Europian (njohja nr. 0408) në përputhje me të gjitha anekset e Direktivës Europiane të Ashensorëve 95/16.