Ekzaminimi i Tipit të Makinerive Ngritëse

Ekzaminimi i Tipit të Makinerive Ngritëse

TÜV AUSTRIA ofron shërbime të Ekzaminimit të Tipit të Makinerive Ngritëse sipas shtojcës IX të Direktivës së Makinerive 2006/42/EC. Këto shërbime aplikohen në makineritë që i përkasin pikës 16 dhe 17 të shtojcës IV të Direktivës së Makinerive. Kategoritë përkatëse të makinerive janë renditur si më poshtë: platformat për heqjen e ngarkesave hidraulike, platformat per heqjen e ngarkesave elektrike, platformat peshëngritëse për njerëzit me aftësi të kufizuara, ashensorë me krik, sistemet e motorizuara të parkimit, platformat ngritëse të serviseve të makinave.
Ekzaminimi i Tipit eshte procedura ku Bordi i Njohur konstaton dhe garanton që një model makinerie ngritëse (që emërton tipin) dhe dokumentacioni teknik i tij përmbushin dispozitat e Direktivës së Makinerive.
 

  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Νέα

Origjina historike, konsolidimi, zhvillimi dhe përgjithësisht ADN-ja e TÜV AUSTRIA GROUP është ndërthurur me angazhimin për sigurinë e ndërtimeve, objekteve, pajisjeve dhe produkteve. Si rezultat, TÜV AUSTRIA është lider në tregun Shqiptar në fushën e ashensorëve dhe makinerive ngritëse me ekspertizën, trajnimet, përvojën e inspektoreve, cilësinë e shërbimit, konsistencën, shpejtësinë se veprimit. Të gjitha këto karakteristika reflektohen në cilësinë, shpërndarjen dhe numrin e klientelës. Inspektorët e makinerive peshëngritëse të TÜV AUSTRIA janë të trajnuar dhe me përvojë të konsiderueshme në teknologjinë e makinerive peshëngritëse dhe inspektimin e tyre.

TÜV AUSTRIA është një Bord i Njohur në Bashkimin Europian (njohja nr. 0408) për ofrimin e shërbimeve të Tipit të Ekzaminimit të Makinerive Ngritëse, të përshkruara më sipër.