Elementët e Sigurisë së Ashensorëve

Elementët e Sigurisë së Ashensorëve

Sipas Shtojcës IV të Direktivës së Ashensorëve 95/16/EC, kategoritë e Elementeve të Sigurisë së Ashensorëve janë:

  • Pajisjet për kyçjen e dyerve të kateve.
  • Ingranazhet dhe pajisjet e sigurisë kundër lëvizjeve të pakontrolluara ngjitëse të kabinës.
  • Kontrolluesit e shpejtësisë së lartë.
  • Amortizatorët.
  • Pajisjet e sigurisë të vendosura në krikët e qarqeve hidraulike që përdoren për të parandaluar rëniet.
  • Pajisjet e sigurisë elektrike në trajtë çelësash me elementë lelektronikë.

Shërbimet që TÜV AUSTRIA ofron në fushën e inspektimit dhe çertifikimit të elementeve të sigurisë së ashensorëve janë:

  • Ekzaminimet e Tipit - EC të Elementeve të Sigurisë së Ashensorëve, në përputhje me shtojcën Va të Direktivës 95/16/EC
  • Përputhja e tipit me kontrollin e zakonshëm të Elementeve të Sigurisë së Ashensorëve, në përputhje me shtojcën XI të Direktivës 95/16/EC

Shërbimet e përshkruara më sipër iu ofrohen kompanive që merren me projektimin dhe prodhimin e Elementeve të të Sigurisë së Ashensorëve
 

 

  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Origjina historike, konsolidimi, zhvillimi dhe përgjithësisht ADN-ja e TÜV AUSTRIA GROUP është ndërthurur me angazhimin për sigurinë e ndërtimeve, objekteve, pajisjeve dhe produkteve. Si rezultat, TÜV AUSTRIA është lider në tregun Shqiptar në fushën e ashensorëve dhe makinerive peshëngritëse me ekspertizën, trajnimet, përvojën e inspektoreve, cilësinë e shërbimit, konsistencën, shpejtësinë se veprimit. Të gjitha këto karakteristika reflektohen në cilesinë, shpërndarjen dhe numrin e klientelës. Inspektorët e makinerive ngritëse të TÜV AUSTRIA janë të trajnuar dhe me përvojë të konsiderueshme në teknologjinë e makinerive ngritëse dhe inspektimin e tyre.

TÜV AUSTRIA e ka shtrirë aktivitetin e saj në fushën e inspektimit dhe çertifikimit të ashensorëve, është akredituar në nivel ndërkombëtardhe është një Bord i Njohur Europian (njohja nr. 0408) në përputhje me të gjitha anekset e Direktivës Europiane të Ashensorëve 95/16.