Inspektimet Periodike të Ashensorëve Ekzistues

Inspektimet Periodike të Ashensorëve Ekzistues

TÜV AUSTRIA Albania ofron shërbimin e inspektimit periodik të ashensorëve ekzistues. Inspektimi periodik i një ashensori ekzistues në intervale të caktuara kohore është i domosdoshëm  për të përcaktuar nëse ashensori funksionon më së miri dhe është i sigurt. Më shumë se 50% e ashensorëve që sot janë në përdorim, janë instaluar përpara 20 vjetësh dhe instalimi i tyre është kryer sipas nivelit të sigurisë së asaj kohe. Ky nivel është më i ulët se niveli i sotëm optimal i sigurisë. Inspektimi Periodik i Ashensorëve ka gjithashtu për qëllim që të kontrollojë përmirësimin e kushteve të sigurisë në përputhje me Standartin përkatës Ndërkombëtar (EN81-80) dhe me legjislacionin kombëtar të secilit shtet.
Pronari (administratori) i godinës në të cilën është instaluar ashensori është i detyruar që të caktojë një Bord Inspektues të Miratuar të zgjedhur prej tij për inspektimin periodik dhe testimin e ashensorit. 

  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Inspektuesit e ashensorëve të TÜV AUSTRIA Albania janë plotësisht të trajnuar dhe më një përvojë të gjerë në teknologjinëe ashensorëve dhe në inspektimet e tyre. Ata kanë kryer inspektime periodike me të gjitha llojet e teknologjisë së ashensorëve civilë dhe industrialë (elektrikë, hidraulikë, pa kundrapeshë, pa dhomë makinerie, me shpejtësi të lartë). TÜV AUSTRIA ka arritur që të jetë një kompani lider e njohur në tregun Ballkanik në fushën e Inspektimit dhe Çertifikimit të Ashensorëve.

TÜV Austria është akredituar nga një bord ndërkombëtar akreditimi për inspektimin periodik të ashensorëve ekzistues.