Çertifikimi me Markën CE i Ashensorëve të Rinj

Çertifikimi me Markën CE i Ashensorëve të Rinj

TÜV AUSTRIA Albania ofron shërbimet e mëposhtme në fushën e inspektimit dhe çertifikimit të montimit  të ashensorëve të rinj (përpara se ata të vendosen në punë).

  1. Verifikimi i njësisë, aneksi X i Direktivës 95/16/EC. Kjo procedurë zbatohet për ashensorët e rinj që janë projektuar sipas një modeli, i cili i është nënshtruar ekzaminimeve përkatëse të BE. 
  2. Inspektimin final, aneksi VI të Direktivës 95/16/EC. Kjo procedurë zbatohet për ashensorët e rinj që janë projektuar sipas një modeli, i cili i është nënshtruar ekzaminimeve përkatëse të BE.

Në Bashkimin Europian të gjithë ashensorët e rinj, përpara se të vendosen në punë duhet të inspektohen dhe testohen, me qëllim përcaktimin e sigurisë dhe përputhshmërisë së tyre me Direktivat Europiane për Ashensorët 95/16/EC dhe me Standartet Përkatëse të Harmonizuara të serive EN81.
Këto inspektime të ashesorëve kryhen nga Borde të njohura .
Kompania e montimit të ashensorëve është e detyruar të aplikoje tek një Bord i Njohur që e zgjedh vetë, për të kryer ekzaminimin, inspektimin dhe testimin e ashensorëve.

 

  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Νέα

Fillimi, zhvillimi, konsolidimi dhe rritja e aktiviteteve të Grupit të TÜV AUSTRIA ndërthuren me angazhimin e këtij grupi për të ofruar siguri në ndërtim, objekte, pajisje dhe produkte. Në këtë aspekt, TÜV AUSTRIA është  lider në tregun Ballkanik në fushën e ashensorëve dhe pajisjeve ngritëse me ekspertizën, trajnimet, eksperiencën e inspektorëve, shërbimet e cilësisë, saktësinë  dhe shpejtësinë e veprimit. Të gjitha këto veti dhe vlera reflektohen në cilësinë, masën dhe spektrin e gjerë të klientelës së saj. Inspektorët e Ashensorëve të TÜV AUSTRIA Albania janë plotësisht të trajnuar dhe me shumë ekperiencë në teknologjinë e ashensorëve dhe inspektimin e tyre.

TÜV AUSTRIA vepron në fushën e inspektimeve dhe çertifikimeve të ashensorëve dhe është akredituar për këtë nga një Bord Çertifikimi Ndërkombëtar. Gjithashtu, TÜV AUSTRIA është një trupë Europiane e akredituar sipas të gjitha anekseve dhe kërkesave të Direktivës Europiane për Ashensoret 95/16.