Sistemet e Cilësisë sipas Direktivës 95/16/ΕΚ

Sistemet e Cilësisë sipas Direktivës 95/16/ΕΚ

Shërbimet që TÜV AUSTRIA ofron në fushën e Çertifikimit të Sigurisë së Sistemeve të Cilësisë në përputhje me Direktivën 95/16/EC janë: 

  • Vlerësimi dhe Çertifikimi i Sigurisë së Sistemeve të Cilësisë së kompanive që merren me prodhimin/instalimin e ashensorëve, në përputhje me XII, XIII & XIV të Directivës 95/16/EC.
  • Vlerësimi dhe Çertifikimi i Sigurisë së Sistemeve të Cilësisë së kompanive që merren me prodhimin e Elementeve të Sigurisë së Ashensorëve, në përputhje me shtojcat VIII & IX të Direktivës 95/16/EC.

Shërbimet e përshkruara më sipër iu ofrohen kompanive që projektojnë, prodhojnë dhe instalojnë Ashensorë ose që projektojnë dhe prodhojnë Elemente të Sigurisë së Ashensorëve.
 

  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Origjina historike, konsolidimi, zhvillimi dhe përgjithësisht ADN-ja e TÜV AUSTRIA GROUP është ndërthurur me angazhimin për sigurinë e ndërtimeve, objekteve, pajisjeve dhe produkteve. Si rezultat, TÜV AUSTRIA është lider në tregun Shqiptar në fushën e ashensorëve dhe makinerive peshëngritëse me ekspertizën, trajnimet, përvojën e inspektoreve, cilësinë e shërbimit, konsistencën, shpejtësinë se veprimit. Të gjitha këto karakteristika reflektohen në cilesinë, shpërndarjen dhe numrin e klientelës. Inspektorët e makinerive peshëngritëse të TÜV AUSTRIA Albania janë të trajnuar dhe me përvojë të konsiderueshme në teknologjinë e makinerive peshëngritëse dhe inspektimin e tyre.

TÜV AUSTRIA e ka shtrirë aktivitetin e saj në fushën e inspektimit dhe çertifikimit të ashensorëve, është akredituar në nivel ndërkombëtar dhe është një Bord i Njohur Europian (njohja nr. 0408) në përputhje me të gjitha anekset e Direktivës Europiane të Ashensorëve 95/16.