Punonjës të Departamentit të Ushqimit dhe Pijeve (restorante / lokale / konferenca)

Ky Çertifikim i drejtohet punonjësve (kamarierëve) të gastronomisë dhe procedurave të restorantit dhe i shërbejnë ushqim dhe pije klientëve në vende të ndryshme (hotele, ristorante, kompani kateringu, kafene, klube, bare etj.). 

  • Kushtet për pjesëmarrje
  • Procedura e çertifikimit
  • Përfitimet

Të interesuarit për pjesëmarrje në testime duhet:

i.Të jenë të paktën 18 vjeç;

ii.Të zotërojnë diplomë të nivelit të dytë;

iii.Të provojnë nëpërmjet dokumentit njohuri të mira të gjuhëve Anglisht, Gjermanisht, Italisht ose Spanjisht dhe

iv.Të kenë të paktën 1 vit përvojë profesionale në  pozicion të ngjashëm për t’u klasifikuar në Nivelin e Avancuar të pozicionit specific (nëse profesionisti kandidat zotëron më pak se 1 vit përvojë profesionale, atëherë do të kategorizohet në Nivelin Bazë) 

Mekanizmi i testimit konsiston në vlerësimin teorik dhe praktik.

Pas përfundimit më sukses të testimit, profesionisti pajiset me çertifikatën e përputhshmërisë e vlefshme për 4 vjet. Përgjatë periudhës së çertifikimit, profesionist duhet të veprojë në përputhje me përkushtimin e personave të çertifikuar dhe skemën e kodit të etikës.

Për këtë skemë nuk ka kërkesa mbikëqyrje, ndërsa në mënyrë që të rinovohet çertifikata pas përfundimit të vlefshmërisë, profesionisti do të rivlerësohet. 

Eksperienca dhe besueshmëria e TÜV AUSTRIA ALBANIA, garantojnë njohjen e nivelit të kompetencës së profesionistit nga tregu i punës, ndërsa Çertifikata u ofron atyre avantazh konkurrues përgjatë procedurës së përzgjedhjes së personelit nga kompanitë e interesuara.

Profesionisti i çertifikuar nga TÜV AUSTRIA ALBANIA:

  • Përforcon identitetin e tij profesional;
  • Provon kompetencat për kualifikimin e tij profesional;
  • Kërkon avantazh konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës dhe
  • Përforcon besimin e klientit ose punëdhënësit të tij