Punonjës Argëtimi, Mirëqënie dhe aktivitetesh Sportive

Ky Çertifikim i drejtohet punonjësve të përfshirë në përgatitjen, organizimin dhe implementimin, në përputhje me specifikimet financiare për aktivitetet argëtuese, të lidhura me artin, edukimin dhe aktivitete sportive për turistët me origjinë dhe mosha të ndryshme në hotele ose zona të tjera turistike. 

  • Kushtet për pjesëmarrje
  • Procedura e çertifikimit
  • Përfitimet

Të interesuarit për pjesëmarrje në testime duhet:

i.Të jenë të paktën 18 vjeç;

ii.Të zotërojnë diplomë të nivelit të dytë;

iii.Të provojnë nëpërmjet dokumentit njohuri të mira të gjuhëve Anglisht, Gjermanisht, Italisht ose Spanjisht dhe

iv.Të kenë të paktën 1 vit përvojë profesionale në  pozicion të ngjashëm për t’u klasifikuar në Nivelin e Avancuar të pozicionit specific (nëse profesionisti kandidat zotëron më pak se 1 vit përvojë profesionale, atëherë do të kategorizohet në Nivelin Bazë) 

Mekanizmi i testimit konsiston në vlerësimin teorik dhe praktik.

Pas përfundimit më sukses të testimit, profesionisti pajiset me çertifikatën e përputhshmërisë e vlefshme për 4 vjet. Përgjatë periudhës së çertifikimit, profesionist duhet të veprojë në përputhje me përkushtimin e personave të çertifikuar dhe skemën e kodit të etikës.

Për këtë skemë nuk ka kërkesa mbikëqyrje, ndërsa në mënyrë që të rinovohet çertifikata pas përfundimit të vlefshmërisë, profesionisti do të rivlerësohet. 

Eksperienca dhe besueshmëria e TÜV AUSTRIA ALBANIA, garantojnë njohjen e nivelit të kompetencës së profesionistit nga tregu i punës, ndërsa Çertifikata u ofron atyre avantazh konkurrues përgjatë procedurës së përzgjedhjes së personelit nga kompanitë e interesuara.

Profesionisti i çertifikuar nga TÜV AUSTRIA ALBANIA:

  • Përforcon identitetin e tij profesional;
  • Provon kompetencat për kualifikimin e tij profesional;
  • Kërkon avantazh konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës dhe
  • Përforcon besimin e klientit ose punëdhënësit të tij