Asistente Administrative në Sektorin e Turizmit

Ky Çertifikim i drejtohet punonjësve të kompanive turistike të cilët, brenda kontekstit të strukturës së kompanisë dhe nëpërmjet direktivave të përcaktuara paraprakisht dhe procedurave, janë përgjegjës për një pjesë ose gjithë detyrat administrative nën mbikëqyrjen e menaxherit duke synuar funksionimin efektiv të Kompanisë. Këta janë profesionistët të cilët menaxhojnë detyrat e përditshmërisë, të thjeshta ose më të komplikuara, duke mbështetur drejtorët e mesëm ose të nivelit më të lartë të bizneseve të turizmit. 

  • Kushtet për pjesëmarrje
  • Procedura e çertifikimit
  • Përfitimet

Të interesuarit për pjesëmarrje në testime duhet:

i.Të jenë të paktën 18 vjeç;

ii.Të zotërojnë diplomë të nivelit të dytë;

iii.Të provojnë nëpërmjet dokumentit njohuri të mira të gjuhëve Anglisht, Gjermanisht, Italisht ose Spanjisht dhe

iv.Të kenë të paktën 1 vit përvojë profesionale në  pozicion të ngjashëm për t’u klasifikuar në Nivelin e Avancuar të pozicionit specific (nëse profesionisti kandidat zotëron më pak se 1 vit përvojë profesionale, atëherë do të kategorizohet në Nivelin Bazë) 

Mekanizmi i testimit konsiston në vlerësimin teorik dhe praktik.

Pas përfundimit më sukses të testimit, profesionisti pajiset me çertifikatën e përputhshmërisë e vlefshme për 4 vjet. Përgjatë periudhës së çertifikimit, profesionist duhet të veprojë në përputhje me përkushtimin e personave të çertifikuar dhe skemën e kodit të etikës.

Për këtë skemë nuk ka kërkesa mbikëqyrje, ndërsa në mënyrë që të rinovohet çertifikata pas përfundimit të vlefshmërisë, profesionisti do të rivlerësohet. 

Eksperienca dhe besueshmëria e TÜV AUSTRIA ALBANIA, garantojnë njohjen e nivelit të kompetencës së profesionistit nga tregu i punës, ndërsa Çertifikata u ofron atyre avantazh konkurrues përgjatë procedurës së përzgjedhjes së personelit nga kompanitë e interesuara.

Profesionisti i çertifikuar nga TÜV AUSTRIA ALBANIA:

  • Përforcon identitetin e tij profesional;
  • Provon kompetencat për kualifikimin e tij profesional;
  • Kërkon avantazh konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës dhe
  • Përforcon besimin e klientit ose punëdhënësit të tij