Teknicienë të Ndërtimeve Metalike – Alumini

Ky Çertifikim i drejtohet gjithë profesionistëve të cilët përgatisin alumin, konstruksione, ndërtime, shpërndarje dhe instalime të sistemeve të aluminit dhe të metaleve të ndërtimit 

  • Kushtet për pjesëmarrje
  • Procedura e çertifikimit
  • Përfitimet
  • Të reja

Të interesuarit për pjesëmarrje në testime duhet të jenë të paktën 18 vjeç dhe të jenë teknicienë profesionist të konstruksioneve metalike – alumini 

Mekanizmi i testimit konsiston vetëm në vlerësimin teorik. Profesionistët vlerësohen në anën teorike dhe praktike për temat e mëposhtme:

  • Konstruksionet e aluminit në përgjithësi
  • Llogaritjet teknike – Matjet
  • Kërkesat ligjore dhe rregullative
  • Teknologjia e Materialeve
  • Parimet bazike të kostove
  • Siguria në Punë
  • Ndërtimi
  • Prodhimi dhe kontrolli i sistemit të cilësisë
  • Përpunimi i materialeve
  • Instalimet e ndërtimit

Pas përfundimit me sukses të testimit, profesionisti pajiset me çertifikatën e përputhshmërisë, e vlefshme për 6 vjet. Përgjatë kohës së çertifikimit, profesionisti duhet t’i përmbahet skemës së kodit të etikës.

Nuk ka kërkesa mbikëqyrje për këtë skemë, ndërsa në mënyrë që të rinovohet çertifikimi pas përfundimit të vlefshmërisë, profesionisti duhet të rivlerësohet. 

Eksperienca dhe besueshmëria e TÜV AUSTRIA ALBANIA, garantojnë njohjen e nivelit të kompetencës së profesionistit nga tregu i punës, ndërsa Çertifikata u ofron atyre avantazh konkurrues përgjatë procedurës së përzgjedhjes së personelit nga kompanitë e interesuara.

Profesionisti i çertifikuar nga TÜV AUSTRIA ALBANIA:

  • Përforcon identitetin e tij profesional;
  • Provon kompetencat për kualifikimin e tij profesional;
  • Kërkon avantazh konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës dhe
  • Përforcon besimin e klientit ose punëdhënësit të tij

Në përputhje me zhvillimet ndërkombëtare, jo vetëm profesionistët e diplomuar, por gjithashtu dhe profesionistët e kualifikuar nëpërmjet rivlerësimit periodik, nëpërmjet sistemeve të paanshme të vlerësimit, TÜV AUSTRIA ALBANIA mbështet çdo përpjekje drejt përmirësimit të trajnimit dhe edukimit të nivelit të profesionistëve, si dhe përforcimin profesional të tyre.

Së fundmi TÜV AUSTRIA ALBANIA ks kryer me sukses testimin e përafërsisht 700 profesionistëve për sektorët në vijim:

i.Pastruesve të tapeteve dhe tapicerive

ii.Teknicienëve të Konstruksioneve Metalike – Alumini

iii.Teknicienëve të sistemeve solare, gjeotermale dhe të kursimit të energjisë

iv.Operatorëve të Makinerive Lëvizëse – Makinerive të Punës

v.Teknicienëve të Saldimit dhe Prerjes së Metaleve