Teknicienë të sistemeve solare, gjeotermale dhe të ruajtjes së energjisë

Ky Çertifikim i drejtohet profesionistëve të cilët instalojnë, testojnë, kontrollojnë, shërbejnë dhe mirëmbajnë pompat e nxehtësisë gjeotermale dhe sistemet solare të ngrohjes, zbatojnë teknikat dhe teknologjitë e përshtatshme për kursimin e energjisë dhe ujit dhe përmirësojnë projektimin e instalimeve hidraulike. 

  • Kushtet për pjesëmarrje
  • Procedura e Çertifikimit
  • Përfitimet
  • Të reja

Të interesuarit për pjesëmarrje në testime duhet të jenë të paktën 18 vjeç dhe të jenë hidraulik profesionist

Mekanizmi i testimit konsiston vetëm në vlerësimin teorik. Profesionistët vlersohen si teorikisht ashtu edhe praktikisht për fushat në vijim:

  • Energjia gjeotermale – Pompat gjeotermale të ngrohjes 
  • Energjia diellore – Sistemet diellore të ngrohjes
  • Teknikat e ruajtjes së Energjisë

Pas përfundimit me sukses të testimit, profesionisti pajiset me çertifikatën e përputhshmërisë, e vlefshme për 6 vjet. Përgjatë kohës së çertifikimit, profesionisti duhet t’i përmbahet skemës së kodit të etikës.

Nuk ka kërkesa mbikëqyrje për këtë skemë, ndërsa në mënyrë që të rinovohet çertifikimi pas përfundimit të vlefshmërisë, profesionisti duhet të rivlerësohet. 

Eksperienca dhe besueshmëria e TÜV AUSTRIA ALBANIA, garantojnë njohjen e nivelit të kompetencës së profesionistit nga tregu i punës, ndërsa Çertifikata u ofron atyre avantazh konkurrues përgjatë procedurës së përzgjedhjes së personelit nga kompanitë e interesuara.

Profesionisti i çertifikuar nga TÜV AUSTRIA ALBANIA:

  • Përforcon identitetin e tij profesional;
  • Provon kompetencat për kualifikimin e tij profesional;
  • Kërkon avantazh konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës dhe
  • Përforcon besimin e klientit ose punëdhënësit të tij

Në përputhje me zhvillimet ndërkombëtare, jo vetëm profesionistët e diplomuar, por gjithashtu dhe profesionistët e kualifikuar nëpërmjet rivlerësimit periodik, nëpërmjet sistemeve të paanshme të vlerësimit, TÜV AUSTRIA ALBANIA mbështet çdo përpjekje drejt përmirësimit të trajnimit dhe edukimit të nivelit të profesionistëve, si dhe përforcimin profesional të tyre.

Së fundmi TÜV AUSTRIA ALBANIA ks kryer me sukses testimin e përafërsisht 700 profesionistëve për sektorët në vijim:

i.Pastruesve të tapeteve dhe tapicerive

ii.Teknicienëve të Konstruksioneve Metalike – Alumini

iii.Teknicienëve të sistemeve solare, gjeotermale dhe të kursimit të energjisë

iv.Operatorëve të Makinerive Lëvizëse – Makinerive të Punës

v.Teknicienëve të Saldimit dhe Prerjes së Metaleve