Teknicienë të Mirëmbajtjes së Instalimeve të Kontrollit Automatik

Ky Çertifikim i drejtohet profesionistëve të specializuar në fushën e shërbimit dhe mirëmbajtjes së sistemit të kontrollit automatik në një ndërvarësi funksionale të parapërcaktuar, instalimin, ngrijen, kontrollin, gradimin, lidhjen dhe shkëputjen e pajisjeve, përdorimin e instrumenteve dhe pajisjeve, mirëmbajtjen – shërbimin – konvertimi i instrumenteve në instalime automatike. 

  • Kushtet për pjesëmarrje
  • Procedura e Çertifikimit
  • Përfitimet

Të interesuarit për pjesëmarrje në ekzaminime duhet të jenë të paktën 18 vjeç dhe:

  • të ketë përfunduar arsimin e detyrueshëm dhe duhet, si minimum, një përvojë profesionale për 4 vjet
  • të ketë përfunduar shkollën e mesme dhe të ketë, si minimum, 3 vjet përvojë profesionale ose
  • të ketë përfunduar arsimin teknik (elektronikë, elektrike ose inxhinieri mekanike) dhe të kenë të paktën përvojë profesionale prej 18 muajsh
  • të zotërojë diplomë profesionale ose të një asimi më të lartë (inxhinieri elektrike ose mekanike) dhe të ketë të paktën 1 vit përvojë profesionale (profesionisti i cili ka ofruar shërbime trajnimi në kuadrin e objektit çertifikimit kualifikohet gjithashtu për pjesëmarrje në testime)

Mekanizmi i testimit konsiston si në vlerësimin teorik ashtu dhe në atë praktik. Profesionistët do të vlerësohen teorikisht dhe praktikisht për fushat në vijim:

  • Të kuptuarit e metodave themelore të saldimit
  • Pjesët e ndryshme materiale dhe të djegshme
  • Efekti i parametrave të ndryshëm në sipërfaqjen dhe cilësinë e saldimit
  • Pozicionet dhe simbolet e saldimit – të kuptuarit e vizatimeve
  • Kërkesat për sigurinë dhe shëndetin në punë

Pas përfundimit me sukses të testimit, profesionistët pajisen me çertifikatë përputhshmërie, e vlefshme për 4 vjet. Përgjatë kohës së çertifikimit, profesionisti duhet t’i përmbahet skemës së kodit të etikës.

Nuk ka kërkesa mbikëqyrje për këtë skemë, ndërsa në mënyrë që të rinovohet çertifikimi pas përfundimit të vlefshmërisë, profesionisti duhet të rivlerësohet. 

Eksperienca dhe besueshmëria e TÜV AUSTRIA ALBANIA, garantojnë njohjen e nivelit të kompetencës së profesionistit nga tregu i punës, ndërsa Çertifikata u ofron atyre avantazh konkurrues përgjatë procedurës së përzgjedhjes së personelit nga kompanitë e interesuara.

Profesionisti i çertifikuar nga TÜV AUSTRIA ALBANIA:

  • Përforcon identitetin e tij profesional;
  • Provon kompetencat për kualifikimin e tij profesional;
  • Kërkon avantazh konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës dhe
  • Përforcon besimin e klientit ose punëdhënësit të tij