Asistent i Drejtorit Ekzekutiv

Ky Çertifikim i drejtohet profesionistëve të nivelit më të lartë të hierarkisë së stafit administrativ, të cilët, brenda kontekstit të strukturës së kompanisë dhe nëpërmjetë urdhërave dhe procedurave të përcaktuara paraprakisht, janë përgjegjës për një pjesë ose gjithë detyrat administrative, nën mbikëqyrjen e menaxherit duke synuar funksionimin efiçent të Kompanisë. Asistenti i Drejtorit Ekzekutiv ka të njejtat përgjegjësi kryesore dhe dytësore me stafin mbështetës administrative, por zotërojnë një shkallë më të lartë të iniciativave dhe vendimmarrjes. 

  • Kushtet për pjesëmarrje
  • Procedura e çertifikimit
  • Përfitimet

Të interesuar për të marrë pjesë në testimet, duhet të jenë të paktën 18 vjeç dhe të kenë, si minimum, 2 vite përvojë profesionale në pozicione të ngjashme, dhe

  • Të zotërojnë diplomë universitare (Shqiptare ose universitete të huaja) ose
  • Të zotërojnë diplomë të shkollës së mesme dhe të provojnë njohuri të mira në gjuhët si Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht ose Spanjisht (nëse kandidati ka përvojë profesionale prej më shumë se dy vjet në kompani të huaj, në të cilën gjuha që përdorej është një nga të sipër përmendurat, ose nëse zotëron dëshmi nga një shkollë profesionale 2 vjeçare si sekretare në të cilën mësimdhënia është bërë në një nga gjuhët e sipërpërmendura, atëherë nuk ka nevojë për dokumente që të provojnë njohurinë e gjuhës respective)

Testimi konsiston në vlerësimin teorik i cili ndahet në dy pjesë, testimi me shkrim dhe vlerësimi i kandidatëve mbi njohuritë kompjuterike.

Pas përfundimit më sukses të testimit, profesionisti pajiset me çertifikatën e përputhshmërisë e vlefshme për 4 vjet. Përgjatë periudhës së çertifikimit, profesionist duhet të veprojë në përputhje me përkushtimin e personave të çertifikuar dhe skemën e kodit të etikës.

Për këtë skemë nuk ka kërkesa mbikëqyrje, ndërsa në mënyrë që të rinovohet çertifikata pas përfundimit të vlefshmërisë, profesionisti do të rivlerësohet. 

Eksperienca dhe besueshmëria e TÜV AUSTRIA ALBANIA, garantojnë njohjen e nivelit të kompetencës së profesionistit nga tregu i punës, ndërsa Çertifikata u ofron atyre avantazh konkurrues përgjatë procedurës së përzgjedhjes së personelit nga kompanitë e interesuara.

Profesionisti i çertifikuar nga TÜV AUSTRIA ALBANIA:

  • Përforcon identitetin e tij profesional;
  • Provon kompetencat për kualifikimin e tij profesional;
  • Kërkon avantazh konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës dhe
  • Përforcon besimin e klientit ose punëdhënësit të tij