Asistent Administrativ

Ky Çertifikim i drejtohet profesionistëve të cilët, brenda kontekstit të strukturës së kompanisë dhe nëpërmjetë urdhërave dhe procedurave të përcaktuara paraprakisht, janë përgjegjës për një pjesë ose gjithë detyrat administrative, nën mbikëqyrjen e menaxherit duke synuar funksionimin efiçent të Kompanisë. Këta janë profesionistët të cilët menaxhojnë detyrat e përditshmërisë, të thjeshta ose më të komplikuara, duke mbështetur drejtorët e mesëm ose të nivelit më të lartë të bizneseve të ndryshme. 

  • Kushtet për pjesëmarrje
  • Procedura e çertifikimit
  • Përfitimet

Të interesuarit për të marrë pjesë në testimet duhet :

i.Të jenë të paktën 18 vjeç;

ii.Të zotërojnë diplomë të nivelit të dytë;

iii.Të provojnë nëpërmjet dokumentit njohuri të mira të gjuhëve Anglisht, Gjermanisht, Italisht ose Spanjisht dhe

iv.Të kenë të paktën 1 vit përvojë profesionale në  pozicion të ngjashëm për t’u klasifikuar në Nivelin e Avancuar të pozicionit specific (nëse profesionisti kandidat zotëron më pak se 1 vit përvojë profesionale, atëherë do të kategorizohet në Nivelin Bazë) 

Testimi konsiston në vlerësimin teorik i cili ndahet në dy pjesë, testimi me shkrim dhe vlerësimi i kandidatëve mbi njohuritë kompjuterike.

Pas përfundimit më sukses të testimit, profesionisti pajiset me çertifikatën e përputhshmërisë e vlefshme për 4 vjet. Përgjatë periudhës së çertifikimit, profesionist duhet të veprojë në përputhje me përkushtimin e personave të çertifikuar dhe skemën e kodit të etikës.

Për këtë skemë nuk ka kërkesa mbikëqyrje, ndërsa në mënyrë që të rinovohet çertifikata pas përfundimit të vlefshmërisë, profesionisti do të rivlerësohet. 

Eksperienca dhe besueshmëria e TÜV AUSTRIA ALBANIA, garantojnë njohjen e nivelit të kompetencës së profesionistit nga tregu i punës, ndërsa Çertifikata u ofron atyre avantazh konkurrues përgjatë procedurës së përzgjedhjes së personelit nga kompanitë e interesuara.

Profesionisti i çertifikuar nga TÜV AUSTRIA ALBANIA:

  • Përforcon identitetin e tij profesional;
  • Provon kompetencat për kualifikimin e tij profesional;
  • Kërkon avantazh konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës dhe
  • Përforcon besimin e klientit ose punëdhënësit të tij