Pastrues të Tapeteve dhe Tapicerive

Ky Çertifikim i drejtohet profesionistëve të cilët marrin, pastrojnë dhe ruajnë tapetë dhe tapiceri në ambjentet e zhvillimit të veprimtarisë. 

  • Kushtet për pjesëmarrje
  • Procedura e çertifikimit
  • Përfitimet
  • Të reja

Të interesuarit për të marrë pjesë në testimet duhet të jenë të paktën 18 vjeç dhe të jenë profesionistë të pastrimit të tapeteve dhe tapicerive.

Mekanizmi i testimit konsiston vetëm në vlerësimin teknik. Profesionistët i nënshtrohen vlerësimit teorik dhe praktik për fushat në vijim:

  • Fibra tekstile
  • Pëlhura
  • Tapetë
  • Tapiceri mobiljesh
  • Llojet e ndotësve dhe metodat e duhura të pastrimit
  • Teknologjitë e pastrimit
  • Pastrimi i tapetëve
  • Pastrimi i tapetëve dhe dyshekëve
  • Shëndeti dhe Siguria
  • Marketingu

Pas përfundimit më sukses të testimit, profesionisti pajiset me çertifikatën e përputhshmërisë e vlefshme për 6 vjet. Përgjatë periudhës së çertifikimit, profesionist duhet të veprojë në përputhje me përkushtimin e personave të çertifikuar dhe skemën e kodit të etikës.

Për këtë skemë nuk ka kërkesa mbikëqyrje, ndërsa në mënyrë që të rinovohet çertifikata pas përfundimit të vlefshmërisë, profesionisti do të rivlerësohet. 

Eksperienca dhe besueshmëria e TÜV AUSTRIA ALBANIA, garantojnë njohjen e nivelit të kompetencës së profesionistit nga tregu i punës, ndërsa Çertifikata u ofron atyre avantazh konkurrues përgjatë procedurës së përzgjedhjes së personelit nga kompanitë e interesuara.

Profesionisti i çertifikuar nga TÜV AUSTRIA ALBANIA:

  • Përforcon identitetin e tij profesional;
  • Provon kompetencat për kualifikimin e tij profesional;
  • Kërkon avantazh konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës dhe
  • Përforcon besimin e klientit ose punëdhënësit të tij

Në përputhje me zhvillimet ndërkombëtare, jo vetëm profesionistët e diplomuar, por gjithashtu dhe profesionistët e kualifikuar nëpërmjet rivlerësimit periodik, nëpërmjet sistemeve të paanshme të vlerësimit, TÜV AUSTRIA ALBANIA mbështet çdo përpjekje drejt përmirësimit të trajnimit dhe edukimit të nivelit të profesionistëve, si dhe përforcimin profesional të tyre.

Së fundmi TÜV AUSTRIA ALBANIA ks kryer me sukses testimin e përafërsisht 700 profesionistëve për sektorët në vijim:

i.Pastruesve të tapeteve dhe tapicerive

ii.Teknicienëve të Konstruksioneve Metalike – Alumini

iii.Teknicienëve të sistemeve solare, gjeotermale dhe të kursimit të energjisë

iv.Operatorëve të Makinerive Lëvizëse – Makinerive të Punës

v.Teknicienëve të Saldimit dhe Prerjes së Metaleve