Teknicienë për Saldimin me hark me elektroda të mbuluara

Ky Çertifikim i drejtohet gjithë profesionistëve të specializuzar në fushën e prerjes së metalit, gdhëndjes së cepave të metalit përpara saldimit, montimit dhe saldimit final të metaleve, pastrimin dhe shkëlqimin e pjesëve të bashkuara si dhe inspektimin visual të rezultatit të punës, në përputhje me specifikimet. 

  • Kushtet për pjesëmarrje
  • Procedura e Çertifikimit
  • Përfitimet
  • Të reja

Të interesuarit për pjesëmarrje në ekzaminime duhet të jenë të paktën 18 vjeç dhe:

  • Të jenë të pajisur me një liçensë si saldatorë (kategoria A ose B), në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm ose
  • Të kenë kryer arsimin e detyrueshëm si dhe të kenë të paktën përvojë profesionale prej 3 vjet në këtë fushë ose
  • Të kenë, të paktën 18 muaj përvojë profesionale në këtë fushë si dhe të jenë pajisur me diplomë të kategorisë së dytë për arsimin teknik (inxhinieri mekanike) ose çertifikatë të nivelit të parë për trajnime profesionale (një ose dy vjet)

Mekanizmi i testimit konsiston si në vlerësimin teorik ashtu dhe në atë praktik. Profesionistët do të vlerësohen teorikisht dhe praktikisht për fushat në vijim:

  • Të kuptuarit e metodave themelore të saldimit
  • Pjesët e ndryshme materiale dhe të djegshme
  • Efekti i parametrave të ndryshëm në sipërfaqjen dhe cilësinë e saldimit
  • Pozicionet dhe simbolet e saldimit – të kuptuarit e vizatimeve
  • Kërkesat për sigurinë dhe shëndetin në punë

Pas përfundimit me sukses të testimit, profesionistët pajisen me çertifikatë përputhshmërie, e vlefshme për 4 vjet. Përgjatë kohës së çertifikimit, profesionisti duhet t’i përmbahet skemës së kodit të etikës.

Nuk ka kërkesa mbikëqyrje për këtë skemë, ndërsa në mënyrë që të rinovohet çertifikimi pas përfundimit të vlefshmërisë, profesionisti duhet të rivlerësohet. 

Eksperienca dhe besueshmëria e TÜV AUSTRIA ALBANIA, garantojnë njohjen e nivelit të kompetencës së profesionistit nga tregu i punës, ndërsa Çertifikata u ofron atyre avantazh konkurrues përgjatë procedurës së përzgjedhjes së personelit nga kompanitë e interesuara.

Profesionisti i çertifikuar nga TÜV AUSTRIA ALBANIA:

  • Përforcon identitetin e tij profesional;
  • Provon kompetencat për kualifikimin e tij profesional;
  • Kërkon avantazh konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës dhe
  • Përforcon besimin e klientit ose punëdhënësit të tij

Në përputhje me zhvillimet ndërkombëtare, jo vetëm profesionistët e diplomuar, por gjithashtu dhe profesionistët e kualifikuar nëpërmjet rivlerësimit periodik, nëpërmjet sistemeve të paanshme të vlerësimit, TÜV AUSTRIA ALBANIA mbështet çdo përpjekje drejt përmirësimit të trajnimit dhe edukimit të nivelit të profesionistëve, si dhe përforcimin profesional të tyre.

Së fundmi TÜV AUSTRIA ALBANIA ks kryer me sukses testimin e përafërsisht 700 profesionistëve për sektorët në vijim:

i.Pastruesve të tapeteve dhe tapicerive

ii.Teknicienëve të Konstruksioneve Metalike – Alumini

iii.Teknicienëve të sistemeve solare, gjeotermale dhe të kursimit të energjisë

iv.Operatorëve të Makinerive Lëvizëse – Makinerive të Punës

v.Teknicienëve të Saldimit dhe Prerjes së Metaleve