ΕΚΠΑΙΔΕΥΤΙΚΟΣ ΟΔΗΓΟΣ

Για να κατεβάσετε το νέο μας εκπαιδευτικό οδηγό, πατήστε εδώ

ΔΗΛΩΣΗ ΣΥΜΜΕΤΟΧΗΣ

Για να κατεβάσετε τη δήλωση συμμετοχής, πατήστε εδώ

Trajnimi

  • Trajnimi është rikthyer në qendër të debatit mbarëbotëror pikërisht tani që kriza ekonomike tenton të marrë përmasa tepër të mëdha. Edhe në këto rrethana tepër të vështira dhe shkatërruese, nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të investojmë në fushën e arsimit dhe trajnimit, si një levë për ngritjen dhe zhvillimin e shoqërisë tonë.

    TÜV AUSTRIA ACADEMY është një kompani e atashuar e TÜV AUSTRIA GROUP që merret me ofrimin e programeve të specializuara edukative përmes degëve të saj në Shqipëri, Greqi, Turqi, Israel, Jemen dhe Katar. Ajo synon që të ofrojë njohuritë e duhura dhe lehtësisht të aplikueshme për të gjithë pjesëmarrësit, duke i nxitur ata që këto njohuri t’i vënë në përdorim në mënyrë që “biznesi” të hyjë në një rrugë të re drejt rritjes dhe zhvillimit.

    Përmes mjeteve të reja për asimilimin e dijeve – duke qenë se dihet sesa e vogël është përqindja e informacionit që asimilohet nga të trajnuarit pasi janë bombarduar brenda një kohe të shkurtër me informacion – ne shpresojmë që teknikat e transferimit të dijeve në praktikë, siç është pjesëmarrja nëpër inspektime, auditime, dhe në aktivitete edukative, do të kontribuojnë sadopak në krijimin e një kulture të re, të një metode vazhdimësie dhe qëndrueshmërie të quajtur “edukimi gjatë gjithë jetës”.

    • I brendshëm
    • Ditët e Dedikuara
    • Çertifikimet

    Në ditët e sotme, në sajë të ndryshimeve të shpejta që ndodhin në fushën ekonomike dhe teknologjike, trajnimi i stafit të sipërmarrjeve dhe organizatave kërkon vëmëndje të veçantë. Nënvlerësimi i dijeve, i kombinuar dhe me ritmin e ngadaltë të trurit për t’i rifreskuar ato ndikojnë drejpërdrejt si në tregun e punës, ashtu edhe në sektoret produktive të shoqërisë dhe në zhvillimin e saj. Shkollimi dhe trajnimi i vazhdueshëm i stafit të bizneseve dhe organizatave, është i nevojshëm për t’u përballur me shpejtësi dhe efektivitet me sfidat e kohës tonë.

    TÜV AUSTRIA ACADEMY është e specializuar në hartimin e programeve të trajnimeve të mbyllura/personalizuara që u përshtaten kërkesave të klientëve, duke u bazuar gjithmonë në metodat eksperimentale të përdorura nga tutorët tanë për të nxitur pjesëmarrjen e të trajnuarve bazuar mbi përvojat vetjake, me qëllim që ata të fitojnë një tjetër mënyrë mendimi, veprimi dhe sjelljeje.

    Ndërkohë që ne zhvillojmë një numër të madh kursesh trajnimi publike për individë, pjesa më e madhe e punës sonë konsiston në bashkëpunimin me kompani të caktuara për të ndërtuar dhe zhvilluar programe trajnimi që iu përgjigjen nevojave specifike të klientëve. Për të qenë të sinqertë, kjo është pjesa e punës që na entuziazmon më shumë. Ne kemi shansin që të punojmë nga afër me njerëz dhe sisteme, dhe brenda një kohe shumë të shkurtër të shohim me sytë tanë rezultatet e përpjekjeve tona. Ne kemi shumë klientë të cilët zgjedhin vetëm TÜV AUSTRIA ACADEMY dhe asnjë prej operatorëve të tjerë lokalë që operojnë ndoshta me çmime më të lira.

    Pavarësisht se ku ndodheni, në qoftë se keni pasur mundësinë që të shikoni se çfarë ofrojmë, padyshim që do të pëlqeni atë që ne përfaqësojmë kudo nëpër botë. Nëse vërtet dëshironi TÜV AUSTRIA ACADEMY, ne do t’ju ndihmojmë, prandaj ejani të bisedojmë!

    Duke pasur në qendër të vëmendjes mbështetjen e njohurive profesionale dhe si objektiv kryesor nevojën për edukimin gjatë gjithë jetës, edhe në vitin 2014 ne do të vazhdojmë që të kemi në përdorim “Ditët e Dedikuara” për të 6-të kategoritë tona edukative. Ato janë ditë të hapura për aktivitet publike informative – seminare që fokusohen në temat dhe mendimet e zgjedhura moderne në fushat e Cilësisë, Mjedisit, Energjisë, Ushqimit, Teknologjisë së Informacionit, Kontrolleve Teknike dhe Sigurisë Teknike. Duke përdorur ekspertizën dhe eksperiencën tonë, dhe duke besuar në rëndësinë e bashkëpunimeve dhe përqasjeve ndërdisiplinore dhe multidisiplinore, ne kemi ftuar inspektorë shumë të përgatitur dhe me eksperiencë - auditues nga organizata jonë, profesionistë të shquar dhe zyrtarë të lartë nga industria, lektorë të shquar të arsimit të lartë, zyrtarë nga agjensitë qeveritare që kanë shkëlqyer falë dëshirës së tyre për të dhënë rezultate të dukshme dhe për të përmirësuar shërbimet publike. Këta njerëz do të adresojnë shqetësimet e tyre, do të trajtojnë dhe analizojnë problemet e mundshme, si dhe do të transmetojnë njohuritë e tyre në këto fusha. Aktivitet e veçanta (Ditët e Dedikuara) do të bëhen të ditura përmes faqes sonë të internetit si dhe komunikimit në masë me anë të postës elektronike. Qëndroni të kontakt me TÜV AUSTRIA ACADEMY.

    Ka disa lloje Çertifikatash që varen nga secili program specifik trajnimi. Praktikisht ato ndahen në tre kategori kryesore :

    • Çertifikata Menaxhimi për Auditues/ Krye Auditues të Sistemeve të Menaxhimit
    • Çertifikata për auditorë të brendshëm për Sistemet dhe Burimet e Energjisë së Rinovueshme
    • Çertifikata – Vërtetime për Sigurinë Teknike

    Këto kategori mund të përfshijnë çertifikata të ndryshme, si për shembull: IRCA, IEMA, ISEB, APMG, BCI, ITL, TÜV AUSTRIA ACADEMY dhe lëshohen në gjuhë të ndryshme, sipas kërkesave të klientëve. Përveç çertifikatave dhe institucioneve të njohura që i lëshojnë ato, shumë prej kurseve tona u ofrojnë pjesëmarrësve kredite të edukimit të vazhdueshëm profesional (CPE), që akordohen nga organizata të njohura ndërkombëtare (p.sh: ISACA për Teknologjinë Informative dhe Sigurinë e Informacionit).