Përgjegjësia Sociale

Një nga vlerat themelore dhe parimet më të rëndësishme të TÜV AUSTRIA Albania është kontributi që ajo jep në progresin dhe prosperitetin e shoqërisë, një faktor tepër i rëndësishëm ky që përcakton së tepërmi funksionimin e qëndrueshëm dhe afat-gjatë të biznesit, si dhe suksesin e organizatës.
Adoptimi i këtyre parimeve sjell si rezultat zhvillimin e një kulture korporate që lind nga qëllimi i TÜV AUSTRIA Albania për të qenë e përgjegjshme për të gjitha fushat që përbëjnë shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë tregun, nëpunësit, shoqërinë dhe mjedisin.
Duke marrë rolin e një “qytetari” të përgjegjshëm të shoqërisë, TÜV AUSTRIA Albania tregon interesin dhe ndjeshmërinë e saj të pakursyer për vlerat njerëzore, zhvillimin e shoqërisë, mbështetjen e sipërmarrjes, ruajtjen e kulturës, edukimin e vazhdueshëm, kontributin në letërsi dhe arte, si dhe në mbrojtjen e mjedisit.
Përmes veprimtarisë dhe ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, TÜV AUSTRIA Albania nxjerr në pah karakterin e saj social duke e përfshirë stafin e saj në implementimin e programit të saj social “Veprimet Cilësore”, që konsiston në veprimtarinë e organizatës në fushën e mbështetjes së Cilësisë, si dhe në Sigurinë e Shoqërisë, Grupeve të Vulnerabilitetit dhe të Mjedisit.