Burimet Njerëzore

Orientimi kreativ dhe i suksesshëm i TÜV AUSTRIA Albania i atribuohet fuqisë së saj punëtore. Sipas planit strategjik të kompanisë, TÜV AUSTRIA përpiqet gjithmonë që të tërheqë vëmendjen dhe të ngrihet përmes trajnimeve, si dhe të bashkëpunojë me drejtues jashtëzakonisht kompetentë për të siguruar arritjen e vazhdueshme të prioriteteve dhe objektivave të biznesit. Ky grup përbëhet kryesisht nga një staf profesional, i njohur në fushat përkatëse të ekspertizës, dhe me shumë përvojë që përbëhet nga:
Inxhinierë Mekanikë dhe Elektrikë, Inxhinierë Ndërtimi, Inxhinierë Kimikë, Inxhinierë Prodhimi dhe Administrimi, Inxhinierë të Burimeve Minerare, Inxhinierë të Teknologjisë Ushqimore, Inxhinierë të Informacionit dhe Agrikulturës.

Vlerësimi i punonjësve dhe inspektorëve
Vlerësimi i fuqisë punëtore të TÜV AUSTRIA Albania kryhet çdo vit. Gjithë personeli i vlerësuar informohet menjëherë për performancën e tyre, dhe më pas vijon diskutimi përkatës me vlerësuesin.

Programet edukative të TÜV AUSTRIA Albania për zhvillimin optimal të punonjësve
Programet edukative të TÜV AUSTRIA Albania synojnë rritjen e mjeshtërisë së stafit të saj.
Me qëllim që të ofrojë trajnimin më të mirë të mundshëm dhe familjarizimin e burimeve njerëzore me fushat e ekspertizës, që nënkupton një përshtatje më të mirë të objektivave të rritjes së kompanisë, TÜV AUSTRIA Albania ka zhvilluar një cikël trajnimi sistematik që konsiston në fazat e mëposhtme:
• Diagnostikimi i kërkesave edukative
• Programimi- planifikimi i programeve të trajnimit
• Vënia në zbatim e programeve të trajnimit