
February 5, 2025
TÜV AUSTRIA, organizata lider e Certifikimit, Trajnimit dhe Inspektimit në Shqipëri, ka certifikuar me sukses BOUNTY GLOBAL SERVICES për përmbushjen e kërkesave të Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë, Mjedisit dhe Shëndetit dhe Sigurisë në Punë në përputhje me kërkesat e standardeve ndërkombëtare ISO 9001:2015, ISO 14001:2015 dhe ISO 45001:2018.
BOUNTY GLOBAL SERVICES, një kompani e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve tokësore dhe detare për transportin kombëtar dhe ndërkombëtar në shumë shtete të Evropës, ka demonstruar një angazhim të fortë ndaj cilësisë, përgjegjësisë mjedisore dhe Sigurisë e Shëndetit në punë.
TÜV AUSTRIA i përgëzon ata për këtë arritje dhe pret të shikojë suksesin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e standardeve të larta.